Memli Krasniqi përkujton gjenocidin serb në Srebrenicë: Asnjëherë nuk do të harrojmë – asnjëherë të mos përsëritet!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në përvjetorin e gjenocidit serb në Srebrenicë kundër popullit boshnjak, ka cekur se “sot, bota shënon 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8 mijë djem, burra e pleq u ekzekutuan në harkun e pesë ditëve, në aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99. Fatkeqësisht, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituarr”, ka deklaruar Krasniqi.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Sot, bota shënon 27 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, ku mbi 8 mijë djem, burra e pleq u ekzekutuan në harkun e pesë ditëve, në aktin më të tmerrshëm të gjenocidit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në këtë projeksion tragjik, të planifikuar e çnjerëzor, shumë nëna u lanë pa fëmijë, motra pa vëllezër, vajza pa baballarë – e një regjion i tërë pa burra.

Kriminelët serb, të udhëhequr nga kasapi Ratko Mladiç, nuk kishin kursyer as fëmijët e gratë.

Vajza e familjes Muhiç, e lindur më 13 korrik 1995 dhe Saha Izmirliç, e lindur më 1901, janë viktimat më të reja, respektivisht më të vjetra, të gjetura në varrezën masive të Potoçarit.

I njëjti mentalitet sistematik, i orkestruar e gjakatar serb, i ngritur mbi vdekjet e përndjekjet, me karakter të pastër gjenocidal e duke mos kursyer askënd, u realizua edhe në Kosovë më 1998-99.

Fatkeqësisht, qindra kriminelë serbë që sollën shumë vdekje e shumë dhimbje në Ballkan, vazhdojnë të enden të lirë, pa marrë asnjëherë dënimin e merituar.

Asnjëherë nuk do të harrojmë – asnjëherë të mos përsëritet! #Srebrenica


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.