Memli Krasniqi përkujton heroin Ilaz Kodra në përvjetorin e rënies

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin Ilaz Kodra, me rastin e 23 vjetorit të rënies në altarin e lirisë.

Z. Krasniqi ka theksuar se Heroi Ilaz kodra ishte shok i afërt i komandantit legjendar Adem Jashari dhe ra për të mos vdekur kurrë e për t’u bërë një me lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot, në 23 vjetorin e rënies heroike, kujtojmë komandantin e ditëve të para të UÇK-së, Ilaz Kodra. Ilazi, në fjalët e bashkëluftëtarëve të tij, ishte prej burrave më të guximshëm e më besnik që ata njihnin. Shoku i afërt i Adem Jasharit, në misionin e tij të fundit ushtarak, ishte nisur në ndihmë popullatës civile, të cilët ishin cak i forcave serbe. Në betejë, ai ra për të mos vdekur kurrë e për t’u bërë një me lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.