Memli Krasniqi përkujton Mujë Krasniqin në 23 vjetorin e rënies: Falë sakrificës së Mujës e shokëve të tij, sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar Betejën e Pashtrikut ku 23 vite më parë ranë heroikisht komandanti Mujë Krasniqi me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se sot falë heroizmit dhe sakrificës së Mujës e shokëve të tij, Kosova është e lirë dhe e pavarur.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

23 vite më parë, me 14 dhjetor 1998, ranë heroikisht në frontin e lirisë, komandant Mujë Krasniqi me shumë bashkëluftëtarë të tjerë të UÇK-së. Muja, atëherë kur nuk ishte duke luftuar, i këndonte Atdheut e ditëve të bardha që e prisnin vendin tonë. Sot, falë heroizmit, guximit dhe sakrificës së Mujës e shokëve të tij, Kosova është e lirë, e pavarur, e këngët e tij dëgjohen ngado. Lavdi heronjve të UÇK-së!

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/434600734705329/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.