Memli Krasniqi përkujton Protestën e 1 Tetorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e përvjetorit të 25-të të Protestës së 1 Tetorit, theksoi se ajo u shndërrua në protestë gjithëpopullore, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Këmbana që zgjoi vetëdijen liridashëse edhe në Prishtinë me 1 tetor, bëri që shumë studentë e studente të kapnin armët dhe t'i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në shërbim të idealit të çlirimit, ka deklaruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Protesta studentore e 1 tetorit të vitit 1997, e cila u shndërrua në protestë gjithëpopullore, lëkundi themelet e Jugosllavisë së atëhershme.

Në ballë të kësaj proteste të madhe studentore, para 25 vitesh, do të gjendej Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Ejup Statovci, dhe personeli akademik, që bashkë me studentët e nën organizimin e UPSUP, shfaqeshin si kurrë më parë, të bashkuar, të vendosur dhe me një zë kundër shtypjes dhe regjimit autoritar të Millosheviçit.

Ngritja e mijëra qytetarëve atë ditë, dërgoi sinjalin e qartë tek secili se liria po zinte vend në zemrën e çdo atdhetari, kundër çdo denigrimi që i bëhej popullit të Kosovës.

Këmbana që zgjoi vetëdijen liridashëse edhe në Prishtinë me 1 tetor, bëri që shumë studentë e studente të kapnin armët dhe t'i bashkoheshin radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në shërbim të idealit të çlirimit.

Nderim i përjetshëm të gjithë kontribuuesve për lirinë e Kosovës!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.