Memli Krasniqi pret presidentin Meta në PDK, e vlerëson lartë kontributin e tij për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dy ditë para përfundimit të mandatit të këtij të fundit.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, e ka vlerësuar lartë kontributin e Presidentit Meta lidhur me unifikimin politik dhe qytetar për çështjet me ndikim për Kosovën dhe Shqipërinë që nga koha e luftës çlirimtare, e deri në ditët e sotme.

“Në përfundim të mandatit të tij, shpreh falënderimet e mia dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, për angazhimin e tij të vazhdueshëm për kultivimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës”, shkruan lideri i PDK-së.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.