Memli Krasniqi prezantoi kandidatin për Hanin e Elezit, Mehmet Ballazhi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka prezantuar kandidatin Mehmet Ballazhi për kryetar të komunës së Hanit të Elezit, duke cekur se "komuna Hani i Elezit meriton një dinamikë më të madhe zhvillimore".

"Mehmet Ballazhi e meriton besimin e të gjithë qytetarëve pa dallim sepse ai e do komunën dhe bashkëqytetarët, i njeh nevojat e tyre dhe ka përgjegjësi ndaj qytetarëve", ka shkruar kryetari Krasniqi.

Postimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Komuna Hani i Elezit meriton një dinamikë më të madhe zhvillimore dhe kandidati i PDK-së Mehmet Ballazhi e meriton besimin e të gjithë qytetarëve pa dallim sepse ai e do komunën dhe bashkëqytetarët, i njeh nevojat e tyre dhe ka përgjegjësi ndaj qytetarëve.

Mehmet Ballazhi ka ekipin e duhur, ka program për qeverisjen e Hanit të Elezit, duke i zbatuar projektet me transparencë dhe llogaridhënie, duke i përkrahur iniciativat e të rinjve me projekte që shtojnë vendet e reja të punës dhe mirëqenien e qytetarëve.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.