Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka prezantuar sot, kandidatin e PDK-së, për kreun e Istogut, z. Ali Nimanaj, dhe me këtë rast ka cekur se kandidati “e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog”.
Z. Krasniqi ka theksuar se “do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”.
Postimi i Memli Krasniqit në fb:
Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punoj për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.
PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova.
Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë.