Memli Krasniqi priti Talat Xhaferin dhe delegacionin parlamentar nga Maqedonia e Veriut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim delegacionin parlamentar të Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeparlamentari Talat Xhaferi me të cilin ka diskutuar për rritjen e bashkëpunimit parlamentar.

Memli Krasniqi ka shkruar se “Kryeparlamentarin Xhaferi e falënderova për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin tonë për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare”.

Postimi i Memli Krasniqit:

Kisha kënaqësinë që sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, ta pres delegacionin parlamentar të Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga kryeparlamentari dhe miku ynë, Talat Xhaferi.

Bashkë diskutuam për shumë tema që lidhin dy vendet tona, zhvillimet aktuale politike në vend, rajon, Evropë si dhe për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndër-parlamentar.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për çka dy Kuvendet tona kanë miratuar tashmë edhe rezoluta konkrete.

Kryeparlamentarin Xhaferi e falënderova për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin tonë për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.