Memli Krasniqi: Programi i MCC u miratua më 2018 - Vonesat e qeverisë Kurti e lanë Kosovën pa infrastrukturën e gazpërçuesit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti se kinse qeveria e tij e fitoi programin Compact nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për shkak se "është rritur vlerësimi për demokraci e sundim të ligjit", është një gënjeshtër klasike.

Lideri i opozitës tha se është pikërisht qeveria Kurti e cila e ka vonuar marrjen e programit Compact i cili u miratua për Kosovën në dhjetor të vitit 2018.

Krasniqi tha se vonesat e krijuara nga Qeveria Kurti kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese.

"MCC tash e tri vjet e ka aprovuar Programin “Compact” për Kosovën! Bordi i MCC e ka marrë vendimin në dhjetor të vitit 2018. Janë pikërisht vonesat e Qeverisë Kurti që e kanë vonuar marrjen e mëhershme të këtij granti dhe që kanë shkaktuar anulimin e investimeve në infrastrukturën e gazpërçuesit, si investim shumë më i nevojshëm e më strategjik për Kosovën se sa bateritë akumuluese", tha Krasniqi.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi: https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=576110743887660&id=100044662171388&sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.