Memli Krasniqi: Qeveria Kurti më e korruptuara ndonjëherë – skandale qindra milionëshe në KEK (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka thënë se kryeministri Kurti prioritetin kryesor përgjatë mandatit të tij e ka pasë energjinë, raporton Gazeta10.

“Bordin e parë qe e ka ndërru ka qenë bordi i KEK-ut, e ka mbushë me lojalistat e vet, njeriun e parë që e ka ndërru është drejtori i KEK-ut, e ka shti njeriun kryesor të Vetëvendosjes për energji, dhe po del që ky njeri sot që është ende në paraburgim”, u shpreh Krasniqi.

E sipas Memli Krasniqit skandali i Nagip Krasniqit i ka të gjitha elementet me qenë skandali më i madh jo vetëm korruptiv po kriminal që ka ndodh jo vetëm në Kosovë por në krejt rajonin tonë.

“Të njejtat institucione i ka nën kontroll Albin Kurti, edhe për rastin e OSHP i ka emëru në Qeveri kryeministri, na si kena emëru i ka emëru Vetëvendosje, sot del ankohet tek ta, ZRRE-ja një far forme i konfirmoi keqpërdorimet e KEK-ut, sepse e dënoi me 3 milionë euro, ato mjete janë të taksapaguesve të Kosovës, dhe Nagip Krasniqi i cili është në paraburgim është denuar me 3 milionë euro sepse ka tregtu energji me kompani të pa licensuara, nëse kjo nuk është korrupsion un nuk e di qa është”, tha kryetari i PDK-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnisi ka hedhur një vrag kritikash ndaj qeverisjes së Albin Kurtit.

Krasniqi tha se dita ditës po piqen kushtet për të shkuar në zgjedhje dhe kjo për shkak të paaftësisë së kësaj qeverie, por që sipas tij kjo nuk është arsyeja e tureve që po mbanë PDK-ja nepër komunat e Kosovës.

Këto komento Krasniqi i bëri në emisionin “Politiko”, me Kushtrim Sadikun, duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të publicistit Halil Matoshi dhe gazetarit Adrian Çollaku.

Krasniqi i ka dhënë notën 1 qeverisjes së Albin Kurti, duke ia permendur skandalet si atë të ambasadorit Berishaj.

Sipas Krasniqit një mik u ngushtë i Kurtit brenda 24 orëve është bërë ambasador, nuk dihet as si e ka marrë pasaportën e Kosovës.

Sipas tij në vend të shkarkimit ambasadori Berishaj u mbrojt nga pushteti dhe njerëzit e Albin Kurtit.

Në prag të betimit të kryetarëve të sapo zgjedhur të 4 komunave në veri të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Albin Kurti ka pranuar autonomi politike për komunitetin serb në Kosovë.

“Rreziku real i marrëveshjes është dhe këtu është thelbi i kundërshtimit të PDK-së”, tha Krasniqi.

“Situata ndryshoi verën e kalua me fillimin e agresionit rus në Ukrainë. Kurti është dashur atëherë të kërkoj që të bëhet marrëveshja me Serbinë. Serbia tani gjendet në pozicion më të mirë pasiqë nderkombëtarët duan ta terheqin nga Rusia”, tha Krasniqi.

Ai tutje deklaroi se raporti me partnerët nuk ndërtohet duke i mashtru, duke iu shit mend. “Mashtrimi i fundit ka qenë me tabela”.

“Unë iu kam thënë partnerëve tonë, kjo marrëveshje nuk është e mjaftueshme. Ju keni humb ambicien për të arritur marrëveshjen finale”, tha tutje Krasniqi.

https://youtu.be/Ed71an_mT4s

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.