Memli Krasniqi reagon pas incidenteve në veri: Serbia s’duhet të kalojë në veriun e Kosovës, fol Kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas incidenteve të sotme në veri të vendit.

Ai i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të flasë për këtë situatë, duke thënë se sot janë sulmuar institucionet e shtetit e kandidatët dhe se “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”.

“Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës! Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri. Fol Kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.