Memli Krasniqi shpreh ngushëllime për familjet që humbën më të dashurit në Kroaci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e rëndë në Kroaci dhe të lënduarve ju uroi shërim të shpejtë. 

Ai ka falënderuar autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t'iu gjendur pranë të aksidentuarve. 

Postimi i plotë i z. Memli Krasniqi: 

Me trishtim mora lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci të një autobusi me bashkatdhetarë që po udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet që sot humbën më të dashurit e tyre dhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Gjithashtu, falënderoj autoritetet kroate që po bëjnë gjithçka për t'iu gjendur pranë të aksidentuarve.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.