Memli Krasniqi takohet me Gjukanoviqin, e falënderon për mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë (VIDEO+FOTO)

Prishtinë, 19 maj 2022 - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë. 

Krasniqi tha se me Presidentin e Malit të Zi kanë folur për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, Mal të Zi dhe rajon, dhe kanë shprehur nevojën për forcimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve, pavarësisht pozicionit tonë politik. 

"Presidentit Gjukanoviq i shpreha mirënjohje për angazhimin e tij në mbështetje të shtetësisë së Kosovës, që nga njohja e pavarësisë së vendit tonë, atëherë si kryeministër i Malit të Zi, e deri sot. Partia Demokratike e Kosovës është përherë falënderuese për kontributin e mikut tonë nga shteti fqinj mik.", ka thënë Krasniqi nëpërmjet një njoftimi në faqen e tij në Facebook. 

VIDEO pamje nga takimi:

https://wetransfer.com/downloads/e726663b769c167ed604ca90b3e4381020220519143112/4b793f36f33b6c292b2e51f53981776420220519143113/335b42


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.