Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim, ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar për mbështetjen e këtij vendi mik për Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike.
Z. Krasniqi ka potencuar dakordimin që bashkëpunimi edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë.
Postimi i plotë i z. Krasniqi:
Austria vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat e zhvillimit dhe në rrugën e integrimeve euro atlantike.
Në takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, diskutuam për miqësinë historike të dy popujve tanë si dhe përkrahjen për fuqizimin e shtetit të Kosovës.
Po ashtu, u dakorduam se bashkëpunimi ynë edhe mund të thellohet edhe të begatohet me përmbajtje të reja, me interes të ndërsjellë.