Memli Krasniqi takon kandidatët për kryetar komunash: Duke respektuar rregullat e pandemisë shpalosni vizionin me fokus aspiratat e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot kandidatët për kryetar të ardhshëm të komunave dhe shefat e shtabeve zgjedhore, ku kanë diskutuar për kujdesin e shtuar dhe respektimin e rekomandimeve shëndetësore në këtë periudhë pandemie, në procesin zgjedhor demokratik siç e parasheh Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës.

Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në Facebook se kandidatët e PDK-së do të shpalosin para qytetarëve planet dhe projektet e tyre politike dhe pas 17 tetorit, qytetarët do të kenë adresë të mirëfilltë për të jetësuar aspiratat e tyre në të gjitha komunat e Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, krahas procesit demokratik zgjedhor, e kemi për obligim të tregojmë kujdes të shtuar dhe të respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore në këtë periudhë pandemie.

Për këtë qëllim, sot kam takuar të gjithë kandidatët për kryetar komune nga radhët e PDK-së, si dhe të gjithë shefat e shtabeve zgjedhore, që të marrin masa për t’iu përmbajtur të gjitha rekomandimeve shëndetësore gjatë procesit zgjedhor që kemi para vetes.

Duke respektuar rregullat përkatëse, kandidatët tanë do të shpalosin para qytetarëve planet dhe projektet e tyre politike dhe pas 17 tetorit, qytetarët do të kenë adresë të mirëfilltë për të jetësuar aspiratat e tyre në të gjitha komunat e Kosovës.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/378254447006625/?sfnsn=mo


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.