Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vizitën zyrtare në Shqipëri e filloi me takimin në Parlamentin e Shqipërisë, ku takoi kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikollën.
“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim”, ka shkruar Krasniqi në postimi e tij.
Postimi i plotë i Memli Krasniqit:
Kënaqësi që vizitën time zyrtare në Shqipëri ta nis duke takuar Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla.
Me Kryetaren Nikolla diskutuam për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy Kuvendeve tona dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.
Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim.
Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik.