Memli Krasniqi takon senatorin Murphy: Miqësia me SHBA-në është e pathyeshme

Washington, 17 nëntor 2022 - Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar në Washington DC, senatorin e shtetit Connecticut, Chris Murphy, njëherësh anëtar i Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Senatin amerikan.

Kreu i PDK-së tha se me senatorin Murphy kanë diskutuar për zhvillimet e fundit gjeopolitike, situatën aktuale në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë situatën e sigurisë në Kosovë.

"Duke e falënderuar për përkushtimin e tij për shtetin tonë, senatorit Murphy i kërkova që të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën", shkruan ai.

Kreu i PDK-së është shprehur se miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e pathyeshme.

"Sukseset më të mëdha Kosova i ka arritur kur koordinimi me SHBA-të ka qenë dinamik, serioz dhe i bazuar në mirëbesim të plotë, për çka jemi përjetësisht falënderues. Miqësia mes Kosovës dhe SHBA-së është e pathyeshme", tha Krasniqi. https://www.facebook.com/100044662171388/posts/pfbid0ohF4FTmiwmR5L8azk2RCvQ6Lheq9bvKdDF8JaqULs8bnNcvuNPVHTmHvsuHFf4iPl/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.