Memli Krasniqi takon Walkerin në Washington: Përjetësisht mirënjohës për kontributin e tij historik për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka takuar edhe mikun e madh të Kosovës, William Walker.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur mirënjohës për kontributin historik të Walker për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës.

“Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë. Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të!”, shkruan kreu i PDK-së.

https://www.facebook.com/100044662171388/posts/pfbid069QuHPnoYaPaP6daQoLmCeJRMf1nAqmAqAsx4Hnx4ZgK3SXekGpuv2xe5fD5gwYSl/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.