Memli Krasniqi: Të Drejtat e Njeriut janë në bazamentin e shtetit të Kosovës, të gjithë pa dallim duhet të angazhohemi në avancimin e tyre

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me rastin e shënimit të Ditës së të Drejtave të Njeriut tha se të drejtat dhe liritë e njeriut janë në bazamentin e shtetit të Kosovës dhe të gjithë, pa dallim, institucionet qendrore e lokale, organizatat, shoqëria e individët duhet të përkushtohen çdo ditë për avancimin e këtyre të drejtave.

Krasniqi në një postim në Facebook thekson se të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe me të drejta të barabarta dhe njësoj duhet që ta jetojnë tërë jetën e tyre.

"Ky është boshti i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut që u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara me 10 dhjetor 1948, e që njihet si Dita e të Drejtave të Njeriut. Në Kosovë, si një popull që ka vuajtur shumë gjatë mungesën e lirive themelore, arsimimin, lirinë e shprehjes, të punës e madje edhe të jetës, duhet të dijmë më së miri që të njëjtat të mos ia mohojmë askujt", shkruan ai.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.