Memli Krasniqi thirrje mërgimtarëve që të votojnë: Vota juaj është dashuri për vendlindjen, e ardhmja fillon me ju

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përmes një videomesazhi të veçantë, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në diasporë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor duke dërguar votën e tyre përmes postës.

“E ardhmja më e mirë e Kosovës është vetëm një hap larg: Hapi juaj – vota juaj!”, theksoi Krasniqi. Ai apeloi që secili prej mërgimtarëve të ushtrojë të drejtën e tij demokratike, duke votuar Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131 dhe duke mbështetur kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza.

Krasniqi rikujtoi rëndësinë e dërgimit të fletëvotimit brenda afatit, për të siguruar që ai të arrijë deri më 8 Shkurt 2025. “Vota juaj është dashuri për vendlindjen. Bëjeni sot – sepse e ardhmja fillon me ju, tani!”, përfundoi ai.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ka nisur votimi për qytetarët e regjistruar që jetojnë jashtë Kosovës.

https://www.facebook.com/reel/1713331262576465



PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.