Memli Krasniqi: Thuajse asgjë nga programi i detajuar i Kurtit dhe VV-së, s’ka nisur të implementohet
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti, ka zhgënjyer me menaxhimin e saj, meqë qytetarët lehtësisht mund të bëjnë kalkulimet e mënyrës së jetesës në ditët e sotme krahasuar me atë të para një viti
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti, ka zhgënjyer me menaxhimin e saj, meqë qytetarët lehtësisht mund të bëjnë kalkulimet e mënyrës së jetesës në ditët e sotme krahasuar me atë të para një viti.
Krasniqi këto komente i dha sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin ndërsa foli për opozitarizmin e PDK-së, përballë Qeverisë Kurti II, transmeton klankosova.tv.
”Jam i bindur që qytetarët e Kosovës që në masën më të madhe e kanë votuar kryeministrin Kurti, e kanë pasur një shpresë që do të përmirësojë mirëqenien e tyre dhe jetën e tyre. Por, sot, një vit pas marrjes së mandatit të tij, secila familje kosovare mund ta bëjë bilancin se a është duke jetuar më mirë sot apo para një viti”.
Rubikon me Adriatik Kelmendin: A jetojnë sot më mirë qytetarët e Kosovës sesa para një viti?!
”Është empirike që sot qytetarët kanë vështirësi shumë më të mëdha sesa kishin para një viti”.
”Sot pasiguria për mirëqenien e familjeve tona është shumë më e madhe sesa ka qenë në dhjetë vjetshin e fundit”.
”Sot pothuajse asgjë nga ai program goxha i gjerë dhe detajuar i Kurtit dhe Vetëvendosjes, nuk ka filluar as të implementohet”.
”Ne s’mund ta bëjmë as analizën as vlerësimin e as kritikën e qeverisë Kuti pa e parë prapaskenën e as prapavijën e ardhjes së tij në pushtet”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti II, ka qenë e paaftë për të lexuar çdo situatë, për ta menaxhuar secilën krizë që vie në Kosovë.
”Faji i tij dhe përgjegjësia e tij është mungesa e menaxhimit të krizës”, është shprehur Memli Krasniqi në Rubikon me Adriatik Kelmendin, për Albin Kurtin si kryeministër, njofton klankosova.tv.
Ndërkaq në lidhje me publikimet e Vetëvendosjes e cila rëndit sipas tyre të arriturat e qeverisjes së drejtuar nga ta, kreu i PDK-së, u shpreh se një gjë e tillë s’ka të bëjë asgjë me mbështetjen direkte për qytetarin e Kosovës.
”Këto janë parulla, janë sllogane. Ju më tregoni çfarë mbështetje direkte ka pasur për qytetarët Qeveria Kurti?”, pyeti lideri i PDK-së.
”Qytetarët sot e kanë vështirë që ta lidhin muajin me muaj për shkak se asnjë rritje e pagave nuk ka ndodhur, asnjë ndihmë nuk ka ndodhur. Subvencionim i KEDS-it. Mjetet që ka nda Qeveria e Kosovës nuk ua jep qytetarëve por ua jep KEDS-it. Kjo do të kalojë. Kur të përfundojë viti tarifor, s’do ketë më subvencionim as për KEDS-in, e këtë do ta paguajnë qytetarët e Kosovës”.
Tutje, Krasniqi përmendi edhe vettingun dhe konfiskimin e pasurisë, për të cilin proces thotë se Qeveria Kurti vetëm po e end herë në Venezia e herë në Parlamentin e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë, njofton klankosova.tv.
”Vetting dhe konfiskim i pasurisë – Çka ka ndodhë prej tyre? – Këto as në procedurë nuk janë. Herë po sillen në Venedik, herë në Parlament me mosmarrëveshje. I kanë pesë forma të ndryshme, për të cilat ende s’kanë vendos çka me bo”.
”Kurrë në Kosovë nuk ka pasë më pak shumë të dëmeve buxhetore. Përqindja e investimeve kapitale e ka rritë minimumin. Vaksinimi – sot jemi mirë me vaksinim, por të fundit kemi qenë deri vonë. E vlerësoj shumë emancipimin e shoqërisë kosovare që ka pranuar vaksinimin dhe i ka dhënë besim shkencës”.
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se në vend ka rezerva shtetërore veç për tri ditë.
Krasniqi, si ish-ministër i Bujqësisë, thotë se i di mirë rezervat shtetërore dhe për këtë nuk qëndron se Kosova ka rezerva shtetërore për tre muaj, njofton Klankosova.tv.
“Grurë kemi vetëm edhe për dy muaj, në mars dhe prill. S’dinë çka me të kallxu kurrkush se çka do të bëhet nëse kemi krizë në maj e qershor. Se ka rezerva shtetërore për tre muaj është e pamundur, pasi as Bullgaria nuk ka për tre muaj rezerva”.
Krasniqi, në “Rubikon”, theksoi se edhe sikur të kishte rezerva nuk do të kishte vend për t’i ruajtur ato.
“Nuk ka shanse të kemi dhjetëra-mijëra tonë, pasi s’kemi as ku me i ruajt ato rezerva sikur t’i kishim”, tha Krasniqi.
Krasniqi, mes tjerash, vlerëson se sipërfaqja e mbjellë me grurë gjatë vitit të kaluar e që do të korret këtë vit është ndër sipërfaqet më të vogla që është mbjellë në 15 vjetët e fundit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kraniqi, ka folur për Kabinetin e Qeverisjes së Mirë, që do të funksionojë në kuadër të këtij subjekti.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka theksuar se ai do të jetë udhëheqës i këtij kabineti.
“Kabineti i Qeverisjes së mirë tashmë është formësuar, kemi pasur diskutime të gjata në kryesinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me ekspertë afër nesh, por edhe me grupin parlamentar. Kjo është definuar si strukturë, si departamente, si botëkuptim edhe si vizion, që ne do ta prezantojmë se si do ta pasqyrojmë idenë e PDK-së për qeverinë, si do t’i grupojmë dikasteret dhe si do të quhen ato ministri të ardhmen kur PDK do ta formojë qeverinë”, ka thënë Krasniqi në Rubikon.
Krasniqi ka deklaruar se ky organ do të ketë një sinergji të personaliteteve të ndryshme që sipas tij të gjithë janë me potencial.
“I kam menduar tri grupime njerëz qe janë në PDK për periudha të gjata, pjesa tjetër ka pasë një afërsi me PDK-në, njerëz që i bashkohen për herë të parë kabinetit edhe konceptit tonë për alternativën që do t’ua dhurojmë qytetarëve të Kosovës”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës ka pohuar se ata me Kabinetin e Qeverisjes së Mirë kanë synim që të japin kontribut për ndryshimin e Kosovës.
“Nuk jemi të interesuar për karrige ua kemi lënë Albin Kurti dhe LVV-së, ne jemi duke e hartuar alternativën për qytetarët e Kosovës për të ardhmen, jam i bindur që njerëzit e Kabinetit të Qeverisjes së Mirë nuk vijnë për shkak të pushtetit, por janë njerëz që besojmë se mund t’i japin vendit të tyre më shumë”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerëson se krerët institucionalë duhet t’i ruajnë raportet me partnerët në kuadër të politikës së jashtme.
“Mungesa e politikës së jashtme vërehet pasi në raport me partnerët dhe politikën e jashtme duhet që ministrja e Jashtme, kryeministri dhe presidentja t’i ruajnë raportet”.
“Politika e jashtme e Kosovës është pothuajse joekzistente, e të tjerët këtë rast e presin që të ecin para nesh”.
Krasniqi, në “Rubikon”, deklaroi se presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryediplomaten Donika Gërvalla s’po i pret Shtëpia e Bardhë, njofton Klankosova.tv.
“Sot kemi shterpësi totale te politika e jashtme dhe nuk e shoh se ministrja bën gabime të shteteve dhe flamujve. Problemi kryesor, edhe pse është bërë një vit, është se Kurti dhe Gërvalla nuk kanë vizituar shtetet e Kuintit.
“Kurti s’ka ftesë nga administrata, ai mund të jetë i ftuar ndryshe dhe të thotë se do të udhëtojë në maj. Njëjtë pati vepruar edhe presidentja, që ka ligjëruar në një universitet dhe mbështeti promovimin e filmit ‘Zgjoi’ në Amerikë dhe pas kthimit takoi vetëm zonjën Nulland”, tha Krasniqi.
Krasniqi, në lidhje me ShBA-në, nuk la pa përmendur edhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.
“Ish-kryeministri dhe presidenti Thaçi s’ka pasur mundësi me kalu një vit pa e vizitu Shtëpinë e Bardhë. Këtë e shoh si problem, pasi tani ata s’e presin as kryeministrin, as presidenten e as ministren, pasi mendoj që kanë mungesë të partneritetit”, tha Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Qeveria Kurti II, ka qenë e paaftë për të lexuar çdo situatë, për ta menaxhuar secilën krizë që vije në Kosovë.
”Faji i tij dhe përgjegjësia e tij është mungesa e menaxhimit të krizës”, është shprehur Memli Krasniqi në Rubikon me Adriatik Kelmendin, për Albin Kurtin si kryeministër, njofton klankosova.tv.
Ndërkaq në lidhje me publikimet e Vetëvendosjes e cila rëndit sipas tyre të arriturat e qeverisjes së drejtuar nga ta, kreu i PDK-së, u shpreh se një gjë e tillë s’ka të bëjë asgjë me mbështetjen direkte për qytetarin e Kosovës.
”Këto janë parulla, janë sllogane. Ju më tregoni çfarë mbështetje direkte ka pasur për qytetarët Qeveria Kurti?”, pyeti lideri i PDK-së.
”Qytetarët sot e kanë vështirë që ta lidhin muajin me muaj për shkak se asnjë rritje e pagave nuk ka ndodhur, asnjë ndihmë nuk ka ndodhur. Subvencionim i KEDS-it. Mjetet që ka nda Qeveria e Kosovës nuk ua jep qytetarëve por ua jep KEDS-it. Kjo do të kalojë. Kur të përfundojë viti tarifor, s’do ketë më subvencionim as për KEDS-in, e këtë do ta paguajnë qytetarët e Kosovës”.
Tutje, Krasniqi përmendi edhe vettingun dhe konfiskimin e pasurisë, për të cilin proces thotë se Qeveria Kurti vetëm po e end herë në Venecia e herë në Parlamentin e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë, njofton klankosova.tv.
”Vetting dhe konfiskim i pasurisë – Çka ka ndodhë prej tyre? – Këto as në procedurë nuk janë. Herë po sillen në Venedik, herë në Parlament me mosmarrëveshje. I kanë pesë forma të ndryshme, për të cilat ende s’kanë vendos çka me bo”.
”Kurrë në Kosovë nuk ka pasë më pak shumë të dëmeve buxhetore. Përqindja e investimeve kapitale e ka rritë minimumin. Vaksinimi – sot jemi mirë me vaksinim, por të fundit kemi qenë deri vonë. E vlerësoj shumë emancipimin e shoqërisë kosovare që ka pranuar vaksinimin dhe i ka dhënë besim shkencës”.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, vlerëson se mungesa e skandaleve korruptive të Qeverisë Kurti nuk nënkupton se ekzekutivi ka punuar.
“Mungesa e skandaleve nuk do të thotë se kanë punuar mirë, sepse më së lehti është të rrish. Kur rri nuk bën gabime. Nuk kanë lëvizur nga vendi”, është shprehur Kurti, njofton Klan Kosova.
Krasniqi në Rubikon ka thënë se situata nuk është aspak mirë në diplomaci.
“Politikë të jashtme nuk kemi. Nuk e them për kritikë por e them me dhimbje. Gjashtë muaj ambasadat kanë qëndruar pa ambasadorë. Asnjë njohje qe një vit. Një herë në vit dikush të ka njohur, këta bile një njohje ta sillnin. Këta nuk kanë qenë të interesuar as njohjen e Greqisë ta marrin”.
“Nuk kemi politikë të jashtme. Gjashtë muaj e ka lanë Amerikën, Francën, Anglinë… shumicën e vendeve të Quint-it pa ambasadorë”, ka theksuar Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.