Memli Krasniqi uron besimtarët për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar të gjithë besimtarët islamë në Kosovë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Nesër, para lindjes së diellit, shumë qytetarë të besimit Islam në Kosovë, do të zgjohen në syfyr për të nisur agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Qoftë ky muaj i bekuar periudhë e përafrimit, e dashurisë dhe e shpërndarjes së mirësisë e solidaritetit mes njerëzve. Urime dhe agjërim të lehtë e të pranuar nga Zoti!”, ka shkruar lideri i PDK-së në Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.