Memli Krasniqi uron ekipin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”: Kosova është me ju

Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u ka uruar suksese ekipit të sportistëve që do ta përfaqësojnë Shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.   

Në prag të nisjes së lojërave Olimpike, lideri i opozitës në Kosovë i ka përmendur me radhë të gjithë garuesit me në krye kampionen e artë Majlinda Kelmendin, duke shkruar në faqen e tij në Facebook se Kosova është me ta dhe ka uruar sukseset më të larta për sportistët e Kosovës.

Deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:  

Suksese ekipit fantastik të Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Kampionja jonë e madhe, e arta e Olimpiadës “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi, do t’i prijë një grupi të sportistëve shembullorë, që me ambicien, punën dhe sukseset e tyre kanë zënë vendin meritor në garën më të madhe sportive që ekziston.

Me këmbë të mbarë xhudistëve të mjeshtrit Toni Kuka - Majlindës, Distrias, Norës, Lorianës e Akilit, mundësit Egzon Shala, boksieres Donjeta Sadiku, shenjëtarit Drilon Ibrahimi, atletit Musa Hajdari dhe notarëve Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Kosova është me ju. Ju duam! https://www.facebook.com/100044662171388/posts/339759400856130/?sfnsn=mo

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.