Memli Krasniqi uron komunitetin rom me rastin e Ditës së Romëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar komunitetin rom, me rastin e Ditës së Romëve.

Krasniqi ka shkruar se “si një shtet multi-etnik, pro-perëndimor dhe demokratik, e kemi për detyrë që të drejtat e komuniteteve pakicë, jo vetëm që të mos i cenojmë apo t’i kontestojmë, por, përkundrazi, t’i respektojmë dhe t’i avancojmë sa më shumë”.

Postimi i plotë:

Urime Komunitetit Rom në Kosovë, Dita Ndërkombëtare e tyre. Kosova është vend edhe i romëve, aq sa i të gjitha komuniteteve tjera. Si një shtet multi-etnik, pro-perëndimor dhe demokratik, e kemi për detyrë që të drejtat e komuniteteve pakicë, jo vetëm që të mos i cenojmë apo t’i kontestojmë, por, përkundrazi, t’i respektojmë dhe t’i avancojmë sa më shumë. Demokracia e shtetit tonë dhe zhvillimi ynë si shoqëri, matet edhe me standardin, mirëqenien dhe të drejtat e komuniteteve. Urime!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.