Memli Krasniqi uron Nora Gjakovën për medaljen e artë: E mahnitshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përgëzuar Nora Gjakovën për medaljen e artë në Lojërat olimpike që po mbahen në Tokio. 

Z. Memli Krasniqi ka shkruar se “nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike”. 

Postimi i plotë i z. Memli Krasniqi: 

E MAHNITSHME! Dhe nuk kishte si të shkonte ndryshe për Nora Gjakovën, që me punë të jashtëzakonshme arriti deri këtu për ta realizuar ëndrrën e saj e të Kosovës, për ta shkruar historinë tonë në Lojërat Olimpike.

Shumë urime për Norën Medalja e Artë Olimpike. Përulje e respekt për punën e saj e të gjithë ekipit të xhudos, të prirë nga kryemjeshtri Driton Kuka.

Faleminderit gjithë ekipit të Kosovës në Lojërat Olimpike që me shumë punë e pasion po na bëjnë krenarë! 

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.