Memli Krasniqi vlerëson punën e jashtëzakonshme të Prof. Dr. Salih Ahmetin!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përgëzuar prof. dr. Sali Ahmetin, me rastin e pensionimit të tij, duke vlerësuar lartë punën e jashtëzakonshme profesionale të mjekut, infektologut me kontribut të çmuar në lëmin e shëndetësisë.

Z. Krasniqi ka cekur se dr. Salih Ahmeti është fjalëmirë, i qetë, e mbi të gjitha profesionist i pashoq, duke shtuar se ai ndihmoi mijëra qytetarë që të kalojnë më lehtë ditët e tyre më të vështira.

Postimi i z. Krasniqi:

Pas shumë dekadave në shërbim të qytetarëve, posaçërisht atyre të sfiduar nga shëndeti, është pensionuar mjeku i mirë e i dashur, Dr. Salih Ahmeti.

Në krizën më të madhe shëndetësore, atë të pandemisë që përfshiu të gjithë globin, Dr. Salihu përvoli mëngët dhe u vu në dispozicion të plotë të të infektuarve në Klinikën Infektive në QKUK.

Fjalëmirë, i qetë, e mbi të gjitha profesionist i pashoq, Dr. Salihu ndihmoi mijëra qytetarë që të kalojnë më lehtë ditët e tyre më të vështira.

Për shërbimin dhe kujdesin shumëvjeçar ndaj qytetarëve tanë, Dr. Salihut do t’i jemi mirënjohës përgjithmonë.

Pensionim të rehatshëm e të shëndetshëm, Profë.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.