Mustafa ka reaguar pas vendimit për rritjen e pagave në sektorin publik nga janari i vitit 2025. Ai ka thënë se ekzekutivi po e përfundon mandatin duke premtuar “vazhdim të lëmoshës”.
Koordinatori për Financa në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se nuk përmirësohet standardi i jetesës “duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti”.
Këto komente, Mustafa i ka bërë përmes një postimi në Facebook të titulluar “Qeveria e harrnimeve”, pas vendimit të ekzekutivit të Albin Kurtit, për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i 2025-së, jo përmes rritjes së koeficientit, por përmes rritjes së koeficientit për një njësi për të gjithë punëtorët e sektorit publik.
“Një qeveri që tërë mandatin e ka shpenzu tu shpërnda lëmoshë, po e përfundon mandatin duke premtu vazhdim të lëmoshës!”, shkroi Mustafa.
Prandaj, zyrtari i PDK-së konsideron se “nuk përmirësohet standardi i jetesës duke u harrnuar me nga gjysmë koeficienti!”.
“Tani është koha të ecim përpara me Kryeministrin Bedri Hamza, për përmirësim të vërtetë të jetës në Kosovë!”, përfundoi ai.