Në 22 vjetorin e themelimit të RDK, Krasniqi: Rinia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet shtylla qendrore e PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me një shkrim ka vlerësuar lartë përvjetorin e 22-të të themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës, si ish kryetar i saj, duke e vlerësuar si adresë për të rinjtë e Kosovës.

RDK ka qenë dhe do të mbetet shtylla qendrore e PDK-së. I uroj të gjithë aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Postimi i plotë i tij:

Rinia Demokratike e Kosovës shënon sot 22 vjetorin e themelimit të saj. Një organizatë e themeluar në një periudhë të rëndësishme për vendin tonë, RDK ka nxjerrë figura të rëndësishme politike që kanë bartur përgjegjësi të vlefshme publike e shtetërore dhe kanë dhënë kontribute të çmuara ne rrugëtimin e fuqizimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Si ish Kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës, jam jashtëzakonisht i lumtur që RDK shihet edhe sot si adresa kryesore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan të angazhohen politikisht dhe të marrin përgjegjësi. RDK ka qenë dhe do të mbetet shtylla qendrore e PDK-së. I uroj të gjithë aktivistët e Rinisë Demokratike të Kosovës për këtë përvjetor të rëndësishëm. Faleminderit për besimin dhe përkushtimin!

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.