Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarët e komunave Skenderaj dhe Drenas, z. Nura dhe z. Lladrovci, deputetët e PDK-së dhe drejtues të tjerë nga niveli qendror e lokal, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Çirezit, në 24 vjetorin e masakrës në këto fshatra.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari Krasniqi ka shkruar se Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.
Lexoni më poshtë postimin e plotë:
Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.
24 vjet më parë, ishin banorët e Likoshanit dhe Çirezit që i dolën përballë armikut pushtues, duke mbrojtur shtëpitë dhe nderin me jetët e tyre.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që u bënë dritë në rrugën e çlirimit!