Në Gjakovë, finalizuam procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës, ku në atmosferë shumë pozitive, kryetar u zgjodh Edon Zeneli, ka deklaruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Lideri i PDK-së, z. Krasniqi ka theksuar se “potenciali i këtyre të rinjve, njohuritë dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar, është indikacion për të ardhme shpresëdhënëse në Kosovë”.
Postimi i plotë:
Sot, në Gjakovë, finalizuam procesin zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, ku në një atmosferë shumë pozitive, kryetar u zgjodh Edon Zeneli.
Të rinjtë e Gjakovës që duan të kenë perspektivë dhe mirëqenie në qytetin e tyre, që guxojnë jo vetëm të ëndërrojnë për një jetë më të mirë, por guxojnë edhe të marrin përgjegjësi mbi supet e tyre për të bërë ndryshime pozitive në shoqëri, hapësirën për veprim e kanë gjetur në PDK.
Potenciali i këtyre të rinjve, njohuritë dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar, është indikacion për të ardhme shpresëdhënëse në Kosovë.
Urime Edon. Suksese për të gjithë!
#TiKiZa