Pas një aktiviteti të vazhdueshëm, sot është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së për Kantonin e Bernit, ka njoftuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporën në këtë parti.
Z. Reçica ka njoftuar se në këtë mbledhje ishin të pranishëm bashkëveprimtarë, intelektualë e aktivistë të devotshëm të PDK-së, ku kryetar u zgjodh Orhan Memishi, ndërsa nënkryetar Adnan Gashi. Po ashtu u zgjodh kryesia prej 7 anëtarëve.
“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon që të themelojë nëndegët e saj në të gjitha qytetet ku jeton mërgata jonë. Jemi të përkushtuar që bashkërisht të punojmë për të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar në rrjetin social, deputeti Elmi Reçica.