Në Nürnberg zgjidhet Këshilli Organizativ për Themelimin e Nëndegës së PDK-së

Në kuadër të shtrirjes dhe fuqizimit të Partisë Demokratike në Mërgatë, në Nürnberg të Bavarisë, është zgjidhur Këshilli Organizativ për Themelimin e Nëndegës së PDK-së!

Nën drejtimin e kryetarit të Këshillit për Organizimin e Degës në Bavari, Isak Nezirit, u konstitua Këshilli për Organizimin e Nëndegës në Nürnberg, ku morën pjesë drejtues, anëtarë e simpatizantë të PDK-së.

Këshilli ka 13 anëtarë dhe ekskluzivisht do të merret me përgatitjen e Kuvendit të Nëndegës së Nürnbergut, që pritet të mbahet së shpejti.

Të gjithë të zgjedhurit u zotuan për pjesëmarrje solide të grave dhe të rinjve në kuvendin e nëndegës, thuhet në njoftimin e publikuar pas këtij takimi.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.