Në Paris PDK themelon nëndegën ku kryetar zgjedhet Lulzim Berisha

Kryetari i Komisionit për organizimin e Partisë Demokratike në Mërgatë, njëherësh deputet i kësaj partie, z. Elmi Reçica ka njoftuar se është mbajtur Kuvendi zgjedhor i nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës për Paris!

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon me shtrirjen dhe organizimin e strukturave partiake. Pas formimit të Këshillit për Organizimin e Kuvendit të Degës së PDK-së në Francë, tashmë kemi edhe nëndegën e parë në kryeqytetin e Francës”, ka deklaruar z. Reçica.

Pas një procesi të rregullt dhe të brendshëm zgjedhor, ai ka njoftuar se u zgjodh kryetari i nëndegës, biznesmeni i shquar, z. Lulzim Berisha, si dhe anëtarët e kryesisë, Idriz Çitaku, Afrim Krasniqi, Shpetim Bardhi, Blerim Berisha, Arben Canolli, Isuf Brahimi, Xhavit Krasniqi, Avni Fazliu, Ilaz Azemi dhe Ukshin Skenderi.

Po ashtu u zgjodhën edhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Francë.

Uroj dhe përgëzoj themelimin e nëndegës, zgjedhjen e Lulzim Berishës kryetar, si dhe anëtarët e tjerë, ka përfunduar z. Elmi Reçica.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=678642293620131&set=pcb.678642420286785

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.