Në landin e Bavarisë, ku me shumicë jetojnë bashkatdhetarët tanë, janë ndërmarrë iniciativa për konstituimin e degëve dhe anëtarësimin e qytetarëve në Partinë Demokratike të Kosovës, dhe regjistrimin e votuesve për zgjedhje të 14 Shkurtit.
Aktivitetin në emër të Departamentit për Diasporën në PDK (koordinatorit) e udhëhoqi veprimtari Vesel Bajrami – anëtar i shtabit zgjedhor të PDK së për Gjermani.
Anëtarësimet në PDK, janë zhvilluar gjithandej shteteve perëndimore, duke shprehur gatishmërinë për veprimtarinë politike në dobi të shtetit dhe shtetësisë së Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
PDK si subjekt politik është dëshmuar si asnjë tjetër për shtetformimin dhe shtetndërtimin, me vizion të fuqishëm euro-atlantik dhe diasporën tonë, si kontribuuese e jashtëzakonshme për zhvillimin e Republikës së Kosovës.