“Nëntori me diasporën”, Hamza paralajmëron takime me mërgimtarë në Gjermani, Zvicër e Austri

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se gjatë nëntorit do të mbajë disa tubime me mërgimtarë.

Sonte do të jetë në Munich të Gjermanisë, më 10 nëntor në Stuttgart, 17 nëntor në Basel të Zvicrës, 23 nëntor në Koln dhe më 30 nëntor në Vjenë të Austrisë, raporton Express.

Duke njoftuar për këto takime, Hamza ka thënë se diaspora është pjesë e qenësisë, historisë dhe zhvillimit të Kosovës.

“Bashkëbisedimi me bashkatdhetarë është gjithmonë kënaqësi. Ju ftoj të më bashkoheni në tubimet e mëposhtme me diasporën gjatë muajit nëntor”, ka shkruar Hamza.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.