Vikend fantastik e kalon Memli Krasniqi me aktivistë të PDK-së në Skenderaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot për vizitë në Skenderaj.

Siç shkruan kryetari Krasniqi, atje ka kaluar një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të degës së PDK-së në Skenderaj.

Përveç aktivistëve, Krasniqi ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, si dhe nga kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku.

"Një ditë fantastike vikendi me aktivistë dhe zyrtarë të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj. Bashkë biseduam për të ardhmen e qytetit emblematik të luftës çlirimtare dhe për të ardhmen e PDK-së dhe të Kosovës”, shkruan Krasniqi në rrjetin social Facebook.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.