Sot, procesi zgjedhor në Rininë Demokratike ka vijuar në Dragash, ku mori pjesë edhe kryetari i PDK-së, z. Memli Krasniqi.
“Sot, ata njëzëri zgjodhën për kryetar studentin e infermierisë, Arti Riza, që së bashku ta realizojnë vizionin dhe misionin e tyre. Urime dhe suksese të përbashkëta!”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që këtë të shtunë festive të fund-dhjetorit ta nis në Dragash, në vendin e bukur e të shquar për turizëm dimëror.
Mirëpo, atmosfera në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë ishte mjaft e ngrohtë. Vajzat e djemtë më të mirë të Dragashit i janë bashkuar plaformës së PDK-së për Rininë, për të kontribuuar me idetë dhe punën e tyre për një Kosovë më me perspektivë.
Sot, ata njëzëri zgjodhën për kryetar studentin e infermierisë, Arti Riza, që së bashku ta realizojnë vizionin dhe misionin e tyre.
Urime dhe suksese të përbashkëta!
#TiKiZa