Njoftim

Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës,

Të nderuar kandidatë për Kryetarë të Komunave,

Ju informojmë së me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave të cilat do të mbahen me 14 nëntor 2021 duhet të ndërmerrni këto veprime:

Respektimin në tërësi të:

· Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhje Lokale

· Kodit të Mirësjelljes për Subjektin Politik, Mbështetësit e Tyre dhe Kandidatët

· Rregullat e Zgjedhjeve të KQZ-së

Ky njoftim vlen për qëllim:

Që të shmangni çdo shkelje eventuale të dispozitave ligjore për zgjedhjet lidhur me zhvillimin e fushatës dhe hapave tjerë për zhvillimin e fushatës dhe vendosjes se materialeve reklamuese dhe shmangies së gjobave nga ankesat eventuale që mund të ushtrohen në PZAP nga subjektet tjera dhe secili subjekt që ka interes juridik dhe të drejtën e ushtrimit të ankesave.

Kërkojmë decidivisht shmangien e vendosjes së materialeve reklamuese në infrastrukturën publike (Objekte të Institucioneve Shtetërore, Shkollave, Urave, Shtyllave Elektrike etj.).

Ndërsa, gjatë heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve, ndalohen sponzorizimet e kandidatëve dhe materialeve tjera në rrjetet sociale (facebook, instagram etj).

Po ashtu, mos zhvillimi i fushatave në praninë e fëmijëve dhe respektimi i masave anti Covid-19.

Kurse në objektet private, me marrëveshje me shkrim me pronarin mund të vendosen këto materiale si dhe në hapësirat e lejuara që dedikohen për reklamë dhe që nuk cenojnë dispozitat ligjore.

Mos respektimi i këtyre rregullave, do të ketë pasoja me gjobitjen për juve si Kandidat.

Me këtë njoftim është i informuar edhe Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)

Me respekt,