Prishtinë, më 2.6.2022 - Të dashur bashkatdhetarë që jetoni në Francë, ftoheni të merrni pjesë në tubimin me qytetarë, të organizuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Tubimi do të mbahet të dielën, më 5 Qershor 2022, ora 15:00, në Paris.
Në këtë tubim, do të marrin pjesë:
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Uran Ismaili,
Kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Elmi Reçica.
Adresa ku do të mbahet tubimi:
“EVENT’3”
23 Grande Rue Villemeneux
77170 BRIE COMTE ROBERT
Për më shumë informata, mund të kontaktoni në këtë numër: +33632147230.
Ju mirëpresim!