PDK: Deputetët e koalicionit “Zdravo” ikën nga seanca nga frika për tu përballur me aferat e njëpasnjëshme

Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar për mos mbajtjen e seancës së sotme në Kuvend. Duke i quajtur deputetë të koalicionit “Zdravo”, sipas PDK-së, deputetët e VV-së sot kanë ikur nga seanca prej frikës për tu përballur me aferat e njëpasnjëshme të Qeverisë. 

Reagimi i plotë:

Sot, deputetët e koalicionit “Zdravo”, që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, të frikësuar nga përballja me opozitën dhe qytetarët pas shpërthimit të aferës së dytë brenda pak ditësh, atë të vjedhjes së buxhetit të rezervave shtetërore të grurit dhe të vajit, i ka obliguar disa nga deputetët e pushtetit të largohen nga salla, duke e pamundësuar kuorumin e nevojshëm për mbajtjen e kësaj seance, me çka është mbyllur edhe sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës.

Nga të dhënat zyrtare të administratës së Kuvendit të Kosovës, sot në listën e pjesëmarrjes në seancë janë nënshkruar 79 deputetë. Rrjedhimisht, sot ka pasur kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e seancës së rregullt plenare, e fundit për këtë sesion.

Por, nga frika e përballjes me aferat e njëpasnjëshme, vartësit e Albin Kurtit në Kuvend u larguan nga seanca dhe e pamundësuan kuorumin për fillimin e saj, ani pse u nënshkruan në listën e pjesëmarrjes për t’i marrë mëditjet.

Fatkeqësisht, pushtetarët që po koordinohen me Milan Radojçiqin e Listën Serbe, po dëshmojnë se përveç hajna të grurit e të vajit, janë edhe hajna të mëditjeve parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë e heshtur përballë këtyre mega-skandaleve të Qeverisë Kurti dhe mazhorancës në Kuvend.

Abuzimi me rezervat shtetërore dhe koordinimi për punët e brendshme të Republikës së Kosovës i Albin Kurtit me kriminelin Milan Radojçiq, pērmes vartësve të tyre Mimoza Kusari-Lila e Slavko Simiç, është i papranueshëm dhe absolutisht i ndëshkueshëm.

Këto skandale janë vetëm edhe një dëshmi më tepër që kjo Qeveri po e thellon krizën në vend dhe nevoja për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme është e menjëhershme dhe e pashmangshme.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.