Në Trieste dhe Firence të Italisë, janë mbajtur Kuvendet Zgjedhor të nëndegëve të PDK-së.
Në këto Kuvende, janë zgjedhur organet e reja drejtuese të nëndegës.
Patriot Krasniqi, kryetar i PDK-së në Itali ka thënë se do të vazhdojnë të fuqizojnë degën e kësaj partie në këtë vend. Prezent kanë qenë edhe drejtues të lartë të PDK-së nga qendra.
Ndërsa në rrjetin social, z. Enver Hoxhaj ka njoftuar edhe për themelimin e nëndegës në Firence, ku deklaron:
“Në Firencë të Italisë, patëm Kuvend të mrekullueshëm zgjedhor të nëndegës së PDK-së, me kryetar Leotrim Sejdiu. Me mbështetje të fortë nga bashkatdhetarët, që me mendje e zemër janë gjithnjë në Kosovë!”