Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, njëherësh udhëheqës i Departamentit për Diasporë në këtë parti ka njoftuar se në Suedi, mori pjesë në Kuvendin zgjedhor të Degës së PDK -së për këtë shtet me ç’rast janë zgjedhur edhe organet drejtuese.
Kryetar i Degës së PDK-së për Suedi u zgjodh, Valon Kryeziu, ndërsa Nënkryetar Hisret Kyçyku. Në këtë Kuvend, po ashtu u votua për Këshillin e Degës dhe Kryesinë, të cilët bashkërisht do ta fuqizojnë PDK-në në Diasporë, ka theksuar deputeti Elmi Reçica.
Njoftimi i Elmi Reçicës:
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të rritet në Diasporë!
Sot, në Malmö të Suedisë është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës për këtë shtet. Me këtë rast, Kryetar i Degës u zgjodh, Valon Kryeziu, ndërsa Nënkryetar Hisret Kyçyku. Po ashtu u votua për Këshillin e Degës dhe Kryesinë, të cilët bashkërisht do ta fuqizojnë PDK-në në Diasporë.
Urime të gjithë delegatëve të zgjedhur në strukturat drejtuese të Degës si dhe të gjithë delegatëve pjesëmarrës të këtij Kuvendi zgjedhor!
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë me themelimin e Degëve të reja dhe fuqizimin e saj në Diasporë, me qëllim të krijimit të mundësive që Diaspora jonë të jetë sa më prezent në jetën politike, për të kontribuar me potencialin e saj në zhvillimin e vendit përmes resurseve humane apo edhe të kapitalit.