PDK ngushëllon institucionet dhe familjet që pësuan mbrëmë në Tetovë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas tragjedisë që ngjau në Spitalin e Tetovës, ka kontaktuar me zv. Kryeministri z. Artan Grubi dhe kryetaren e Tetovës, Teuta Arifin, të cilëve ju ka shprehur ngushëllime dhe solidaritet me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore.

Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre, shkruan në deklaratën e PDK-së, në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Thellësisht të prekur nga tragjedia që ka kapluar Tetovën mbrëmë.

Partia Demokratike e Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjitha familjet që humbën më të dashurit e tyre.

Në një bisedë me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, z. Artan Grubi, e po ashtu edhe me Kryetaren e Tetovës, znj. Teuta Arifi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur gjithë solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qytetarët e Tetovës dhe institucionet lokale e qendrore.

Kosova do të jetë përherë pranë tyre.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.