Partia Demokratike e Kosovës, me rastin e 41 vjetorit të demonstratave të vitit 1981, ka përkujtuar këtë datë, si “një kthesë në historinë e popullit të Kosovës”.
Mirënjohje dhe nderime të thella për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1981, të cilët frymëzuan idealet e pasardhësve për Kosovën e lirë, shkruan në profilin e PDK-së në rrjetin social.
Postimi i plotë:
“Kosova kosovarëve”, “Duam Republikë”, “Republikë kushtetutë, ja me hatër ja me luftë”, “E duam flamurin kombëtar”, “Duam bashkimin e trojeve shqiptare”, ishin këto disa nga parullat e demonstratave të vitit 1981, të cilat shënojnë një kthesë në historinë e popullit të Kosovës, që u ngrit kundër shtypjes, shfrytëzimit, padrejtësisë dhe represionit të përjetuar nga pushtuesi jugosllav.
Pikënisja e këtyre demonstratave ishte 11 marsi i para 41 viteve me shpërthimin e revoltës nga studentët e Universitetit të Prishtinës për kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz.
Mirënjohje dhe nderime të thella për të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e demonstratave të vitit 1981, të cilët frymëzuan idealet e pasardhësve për Kosovën e lirë.