PDK përkujton Heroin e Kosovës Sabit Veseli: E paharruar është jeta, vepra dhe kontributi i tij atdhetar

Në përvjetorin e 12-të të kalimit në amshim të Heroit të Kosovës, Sabit Veseli, kujtojmë me nderim personalitetin e shquar atdhetar dhe kontribuuesin për çlirim e shtetndërtim, theksohet në deklaratën e Partisë Demokratike të Kosovës kushtuar Heroit të Kosovës, Sabit Veseli.

Në këtë përvjetor, të vdekjes tragjike të Sabit Veseli, theksohet se “Personaliteti i rrallë atdhetar i Sabitit do të formohej në rrethanat më sfiduese për kombin, rezistencës dhe barrikadave, idealeve madhore për liri, të rezistencës së armatosur, formimin dhe fuqizimin e UÇK-së deri në çlirimin e vendit dhe shtetndërtimin.

“Ai ishte hero i heshtur, kontribuues i jashtëzakonshëm i organizimit dhe kontributit për lirinë e Kosovës, shembull i atdhetarit të rrallë, frymëzues dhe bashkëpunëtorë deri në vetëmohim. E paharruar është jeta, vepra dhe kontributi atdhetar i Sabit Veselit! Lavdi e përjetshme për Heroin e Kosovës, Sabit Veseli!”, thekson deklarata e PDK-së dedikuar Heroit të Kosovës, Sabit Veseli.


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.