Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar sot, kandidatin për kryetar të komunës së Junikut, z. Fatos Shala, të cilin e ka vlerësuar si kandidat që do të bëj ndryshimin në këtë komunë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, me transparencë dhe llogaridhënie.
Z. Krasniqi ka theksuar se “Fatosi di dhe mundet të zbatojë projekte të dobishme për qytetarët, me prioritet arsimin, shëndetësinë, punësimin e të rinjve me projekte ambicioze që në fokus kanë turizmin dhe idetë e reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kësaj komune”.
Postimi i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi:
PDK në Junikun e traditës do të kandidoj me Fatos Shalën, i cili do të bëj ndryshimin në këtë komunë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve, me transparencë dhe llogaridhënie.
Fatosi di dhe mundet të zbatojë projekte të dobishme për qytetarët, me prioritet arsimin, shëndetësinë, punësimin e të rinjve me projekte ambicioze që në fokus kanë turizmin dhe idetë e reja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kësaj komune.