PDK shprehë ngushëllimet për çiftin që vdiqën sot në aksident, kërkon nga Qeveria të ndërmarrë masa në trafik

Partia Demokratike e Kosovës ka ngushëlluar familjen e çiftit që vdiqën sot në një aksident trafiku në rrugën Podujevë – Prishtinë. PDK ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të marrin disa masa e që lidhen kryesisht me komunikacionin.

Reagimi i plotë:

Fatkeqësisht, sot humbëm një çift bashkëshortor nga mërgata, në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Podujevë. Ngushëllimet më të thella familjes Sopa për këtë humbje të madhe dhe shërim të shpejtë për dy fëmijët e lënduar në këtë aksident.

Partia Demokratike e Kosovës u bën thirrje institucioneve relevante që urgjentisht të marrin masa në rritjen e sigurisë në rrugë. Fushatat sensibilizuese, vendosja e shenjave sinjalizuese gjithandej ku mungojnë dhe intervenimi nëpër rrugët me rrezikshmëri të lartë duhet të bëhen menjëherë!


PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.