PDK themelon nëndegë në Heilbronn të Gjermanisë, Reçica: Vazhdojmë me fuqizimin në Mërgatë

Në Heilbronn të Gjermanisë, është themeluar nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës, në prani të anëtarësisë së gjerë nga ky qytet dhe Koordinatori për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, Elmi Reçica.

Në këtë kuvend zgjedhor, janë bashkuar edhe një numër i madh i bashkatdhetarëve që kanë aderuar për herë të parë në PDK.

"Është kënaqësi që të mirëpresim në familjen e madhe politike të PDK-së, z. Shahin Dervishaj së bashku me një numër të madh të mërgimtarëve, të cilët iu bashkuan vizionit të PDK-së, për të ia kthyer dinjitetin Kosovës dhe qeverisjen e mirë", ka deklaruar Reçica.

Ky manifestim i fuqizimit të nëndegës së PDK-së, filloi me nderimin e jetës dhe veprës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Kombit.

Të pranishëm në këtë takim kishte veprimtarë të shquar, aktivistë të devotshëm të PDK-së, biznesmenë të suksesshëm dhe intelektualë, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre që të jenë pjesë aktive e aktualitetit politik.

Në këtë kuvend zgjedhor, kryetar i nëndegës u zgjodh Naser Sadiku dhe po ashtu u votua për Kryesinë dhe Delegatët për Kuvend të Degës.

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.