Përurohet objekti modern i QKMF në Mitrovicë, Memli Krasniqi: Investimet në shëndetësi, themeli i një Kosove më të zhvilluar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, njëherit kandidatin e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza kanë përuruar Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë.

Krasniqi është shprehur se për PDK-në, investimet në shëndetësi janë themeli i një Kosove më të zhvilluar.

Postimi i plotë i kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:

Me njerëz vullnetmirë dhe liderë të përkushtuar, përmirësimi i jetës së qytetarëve është i pashmangshëm. Dëshmi e kësaj sinergjie është Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni,” më e madhja në Kosovë, të cilën e përuruam sot në Mitrovicë – një objekt modern që do të ofrojë kujdes shëndetësor cilësor për qytetarët e kësaj komune. E kam përcjellë këtë projekt që nga fillimi e deri në përfundimin e tij dhe, thënë shkurt, jam i mahnitur me rezultatin final.

Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit frymëzues mes kryetarit të komunës dhe kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, dhe humanistit të madh, drejtuesit të shoqatës “Jetimat e Ballkanit,” Halil Kastrati. Nga ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë deri te kujdesi për të moshuarit, Halili dhe “Jetimat e Ballkanit” kanë krijuar një model solidariteti dhe humanizmi që na frymëzon të gjithëve.

Kjo QKMF përfaqëson vizionin tonë për një të ardhme më të mirë, ku secili qytetar ka qasje në shërbime shëndetësore cilësore dhe ka dinjitetin që meriton. Për Partinë Demokratike të Kosovës, investimet në shëndetësi janë më shumë se një prioritet – ato janë themeli i një Kosove më të zhvilluar.

Së bashku, Kosova mundet ma mirë!

#MaMirë

PDK.info use cookies to give you a better navigation experience on our site. As soon as you continue the tour, we assume you accept the cookies policy. Learn more about the cookie policy we use here.