Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Gjilan, ku strukturat e Rinisë Demokratike, në Kuvendin zgjedhor, kanë zgjedhur Qëndrim Qerimin kryetar të Rinisë Demokratike.
“Rinia është fuqia dhe garanca e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë. Urime Gjilan!”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i Memli Krasniqit:
Kënaqësi të qëndroj në mesin e të rinjve të mirë të Gjilanit, të cilët janë bërë pjesë e platformës zgjedhore të Rinisë Demokratike të Kosovës.
Në tubimin madhështor që kanë organizuar sot, të rejat dhe të rinjtë e Rinisë Demokratike të Kosovës në Gjilan zgjodhën për kryetar Qëndrim Qerimin, student i dalluar i stomatologjisë.
Bashkë me kolegët që morën sot besimin për ta udhëhequr Rininë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Qëndrimi do të përkushtohet për ta vënë potencialin e tyre në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të tyre.
Rinia është fuqia dhe garanca e ndryshimeve pozitive në shoqërinë tonë.
Urime Gjilan!
#TiKiZa